Aktualitet

Koronavirusi në Shqipëri, sot 106 raste, më shumë të shëruar se sa të infektuar








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:03 - 27/09/20 |
mapo.al

106 raste të reja me Covid-19 janë shënuar në vendin tonë. Por lajmi i mirë është se sot janë më shumë të shëruar se sa të infektuar. 137 persona e kanë fituar betejën me koronavirusin.


Ndërkohë 2 persona kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm. Në spitalin infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen aktualisht 182 pacientë nga të cilët 18 janë në terapi intensive dhe 5 të intubuar.


Të shëruar- Ju informojme mbi situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit, e nisim me një lajm të mirë ku 137 qytetarë rezultojnë të shëruar, duke e çuar në 7534 numrin e personave që e kanë mundur COVID-19 që nga fillimi i epidemisë.


Rastet e reja- Vijojnë testimet dhe gjurmimi i rasteve të dyshuara në të gjithë vendin. Në 24 orët e fundit janë kryer 832 testime dhe janë konfirmuar 106 të prekur me virusin SARSCOV2 në këto zona:
31 të prekur në Tiranë, 12 në Durrës, 10 në Shkodër, 6 raste në Korçë, Kukës, Lushnje, 5 raste në Dibër, 4 raste në Fier, Kavajë, 3 raste në Kurbin, Elbasan, 2 raste në Devoll, Lezhë, Vlorë, 1 rast në Krujë, Rrogozhinë, Mat, Gjirokastër, Përmet, Divjakë, Malësi e Madhe, Bulqizë, Klos, Patos.


Të shtruar në spital- Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 182 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar.


Kanë humbur jetën- Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, 2 qytetarë nga Tirana, një 66 vjeçar dhe 73 vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

COVID-19 – Statistika (27 Shtator 2020)
Testime totale 85.554
Raste pozitive 13259
Raste të shëruara 7534
Raste Aktive 5348
Humbje jete 377 (Qarku Tiranë 179, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 26, Fier 20, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2637
Durrës 587
Shkodër 386
Elbasan 309
Lezhë 298
Fier 250
Korçë 240
Vlorë 200
Kukës 154
Berat 108
Dibër 104
Gjirokastër 75


Etiketa: , , ,

Pas