Aktualitet

Koronavirusi në Shqipëri- 108 raste të reja dhe 5 viktima në 24 orë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:35 - 30/04/21 |
mapo.al

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 2808 testime testime nga të cilët kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 108 qytetarë.





Rastet pozitive janë: 28 raste në Tiranë, 17 raste në Korçë, 8 raste në Fier, 5 raste në Shkodër, Devoll, Sarandë, 3 raste në Durrës, Lezhë, Lushnje, Pukë, 2 raste në Krujë, Kavajë, Tropojë, Gjirokastër, Pogradec, Vau Dejës, Skrapar, Patos, Këlcyrë, Gramsh, 1 rast në Mirditë, Berat, Mallakastër, Delvinë, Divjakë, Prrenjas, Maliq, Poliçan.


Në 24 orët e fundit, 5 qytetarë nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me koronavirusin.





Fatkeqësisht e kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Mati, 1 qyetetar nga Shkodra, të moshave 59- 81 vjeç.



Njoftimi i MSH:


COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2808 testime, 732 të shëruar, 108 raste të reja dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2808 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 108 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 28 raste në Tiranë, 17 raste në Korçë, 8 raste në Fier, 5 raste në Shkodër, Devoll, Sarandë, 3 raste në Durrës, Lezhë, Lushnje, Pukë, 2 raste në Krujë, Kavajë, Tropojë, Gjirokastër, Pogradec, Vau Dejës, Skrapar, Patos, Këlcyrë, Gramsh, 1 rast në Mirditë, Berat, Mallakastër, Delvinë, Divjakë, Prrenjas, Maliq, Poliçan.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 732 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 109,338 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 116 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor 5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Mati, 1 qyetetar nga Shkodra, të moshave 59- 81 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Lexo edhe :  Prej një viti në spital, koronavirusi i shkatërron stomakun pacientit

Statistika (30 Prill 2021)
Raste të reja ditore 108
Të shëruar në 24 orë 732
Të shtruar në spitale 116
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 2808

Testime totale 635,709
Raste pozitive 131,085
Raste të shëruara 109,338
Raste Aktive 19,353
Humbje jete 2,394

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 15696
Fier 1391
Durrës 304
Shkodër 512
Korçë 378
Gjirokastër 292
Vlorë 261
Elbasan 129
Kukës 115
Dibër 102
Berat 103
Lezhë 70

 

 

 

 

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas