Friday, June 2, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Koronavirusi në Shqipëri/ 17.6% më shumë të infektuar nga java e shkuar

by mapo.al
26/10/2020
in Aktualitet, Shëndeti, Sociale
0

Në Shqipëri rastet e reja me koronavirus shënuan një tjetër rritje të ndjeshme gjatë javës së fundit, ndërkohë që numri i testimeve u rrit lehtë. Sipas të dhënave zyrtare të përpunuara nga Zëri i Amerikës, në 7 ditët e fundit janë konfirmuar 2095 të prekur, 17.6 përqind më shumë se java pararendëse, ose +315 të prekur.

Mesatarja ditore u ngjit në 299 raste, kundrejt 254 rasteve të një jave më parë. Krahasuar me periudhën 6-12 Tetor, numri i të infektuarve është shtuar me 80 përqind. Në total, nga nisja e pandemisë në Shqipëri janë rregjistruar 19.445 raste me COVID 19.



Edhe testimet ishin në një nivel më të lartë, me 9547 tampona, por vetëm 4 përqind më shumë. Ajo që bie në sy është rritja e mëtejshme e pozitivitetit (raportit mes numrit të të infektuarve rishtaz dhe testimeve), që në 7 ditët e fundit është në kuotat e 21.9 përqindëshit.

Pozitiviteti është tregues i nivelit të transmetueshmërisë së virusit në komunitet. Në vendet si Italia dhe Franca të cilat janë detyruar t’i rikthehen masave shtrënguese, pozitiviteti luhatet mes 13 dhe 17 përqindëshit.

Gjatë javës së fundit numri i të shëruarve pësoi një rënie, me 538 persona që kanë dalë negativ në dy teste radhazi, kundrejt 582 gjatë javës pararendëse. Në total janë 10.705 të shëruar, ndërsa 8.260 persona të tjerë janë ende aktivë.

Numri i viktimave ndërkohë ishte më i ulët duke zbritur në 26 vdekje me koronavirus. Gjatë 24 orëve të fundit “e kanë humbur betejën me COVID19, një 50 vjeçar nga Lezha, një 56 vjeçare nga Tirana, një 88 vjeçar nga Tropoja”, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë. Numri i viktima u ngjit në 480 persona që janë ndarë nga jeta.

Mbetet shqetësuese rritja konstante e pacientëve që kërkojnë trajtim spitalor. Aktualisht në të dy spitalet e dedikuara personave me COVID 19, gjenden 280 të shtruar, me 14 në terapi intensive nga të cilët 9 janë të intubuar.

Autoritetet njoftuan sot se për shkak të rritjes së shtrimeve, brenda javës pritet të hapet dhe spitali tjetër COVID 3, pranë Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”,i cili do t’u shërbejë pacientëve që janë në fazën e përmirësimit./VOA/

Tags: infektimetKoronavirusirastet e reja

JU SUGJEROJME

JUMBO TEG MË I MADH SE KURRË
Shqipëria

JUMBO TEG MË I MADH SE KURRË

14/04/2023
Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
Aktualitet

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!

31/03/2023
Parandaloni më mirë se të kuroni! NOVAL Diagnostic mendon për shëndetin tuaj
Kryesore

Parandaloni më mirë se të kuroni! NOVAL Diagnostic mendon për shëndetin tuaj

27/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
Next Post
Home

'Zgjedhorja', VOA: Komisioneri për Zgjerim i kërkon Kuvendit të presë Opinionin e Venecias

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
  • Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  
  • Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
  • 25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
  • Rektori i UET, Gjuraj rizgjidhet nënkryetar i Konferencës se Rektorëve të Shqipërisë










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In