Aktualitet

Koronavirusi në Shqipëri, 3 viktima në 24 orët e fundit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:07 - 19/10/20 |
mapo.al

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 3 viktima nga COVID-19.



Fatkeqësisht e kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm, një 47 vjeçar nga Tirana, një 53 vjeçare dhe një 64 vjeçar nga Durrësi, me sëmundje bashkëshoqëruese.


Ndërkohë që nga 1413 testime të kryera ka patur 295 raste pozitive me koronavirus. Fatmirësisht 96 persona janë shëruar.



Në Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 259 pacientë nga të cilët 22 janë në terapi intensive dhe 4 të intubuar.



Statistika (19 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 295
Të shëruar ne 24 orë 96
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 1413

Testime totale 108.782
Raste pozitive 17350
Raste të shëruara 10167
Raste Aktive 6729
Humbje jete 454

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3307
Durrës 693
Shkodër 477
Fier 419
Korçë 404
Lezhë 350
Elbasan 293
Vlorë 243
Berat 202
Kukës 172
Dibër 86
Gjirokastër 83

Lexo edhe :  E mërkurë e zezë në Shqipëri – 17 viktima nga koronavirusi

 


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas