Fatkeqësisht në vendin tonë në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 5 pacientë, një 47-vjeçar nga Shkodra, një 53-vjeçare nga Fieri, një 57-vjeçar nga Lezha, një 78-vjeçar nga Kukësi , një 78-vjeçar nga Elbasani.
Gjithashtu, janë regjistuar 156 raste të reja, nga 837 testime të kryera, ndërsa 88 pacientë janë shëruar.
Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 141 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, nga të cilët 20 janë në terapi intensive dhe 9 të intubuar.