Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë nuk është shënuar asnjë humbje jete për shkak të COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë tha se nga 986 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 69 qytetarë në këto bashki: 22 në Tiranë, 7 në Divjakë, 6 në Fier, Vlorë, 5 në Durrës, Sarandë, 2 në Pukë, Lushnje, Gjirokastër, Korçë, 1 në Fushë Arrëz, Kukës, Lezhë, Delvinë, Përmet, Tepelenë, Berat, Skrapar, Poliçan, Elbasan.
Në të gjithë vendin janë 469 pacientë aktivë me COVID-19.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 13 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar.
Statistika (31 Mars 2022)
Raste të reja ditore 69
Të shëruar në 24 orë 63
Të shtruar në spitale 13
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 986