Aktualitet

Koronavirusi në Shqipëri/ Ulje drastike e rasteve, 292 të infektuar














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:06 - 18/01/21 |
mapo.al

Ulen rastet e infektimeve të koronavirusit në Shqipëri. Janë 292 të infektuar në 24 orët, nga 2343 testime.






Ndërkohë 4 persona kanë humbur jetën nga Covid-19, si dhe 417 janë shëruar nga sëmundja.


Harta e rasteve ë reja: Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  97 raste në Tiranë, 22 raste në Fier, 19 raste në Vlorë, 16 raste në Lushnje, 11 raste në Durrës dhe Lezhë, 10 raste në Kamëz, 9 raste në Elbasan, 8 raste në Berat, 7 raste në Kavajë, 6 raste në Shkodër, 5 raste në Tropojë, Sarandë, Delvinë, Prrenjas, 4 raste në Kurbin, Rrogozhinë, Mallakastër, Tepelenë, Divjakë, Gramsh, 3 raste në Krujë, Mirditë, Librazhd, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Bulqizë, 2 raste në Mat, Përmet, Dibër, Kuçovë, 1 rast në Korçë, Has, Pukë, Skrapar, Poliçan, Këlcyrë.







Të shëruar- Në 24 orët e fundit janë shëruar 417 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 40,870 që nga fillimi i epidemisë.



Të shtruar në spital- Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 282 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.



Kanë humbur jetën- Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 4 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Mirdita të moshave 39-66 vjeç.

COVID-19 – Statistika (18 Janar 2021)
Raste të reja ditore 292
Të shëruar në 24 orë 417
Të shtruar në spitale 282
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 2343

Testime totale 315,531
Raste pozitive 67,982
Raste të shëruara 40,870
Raste Aktive 25,831
Humbje jete 1281

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 14976
Fier 1947
Durrës 1427
Shkodër 1356
Vlorë 1032
Elbasan 1025
Lezhë 1013
Korçë 871
Berat 811
Dibër 499
Gjirokastër 486
Kukës 388

1



Pas