Kronika

Koronavirusi në vendin tonë, 2 viktima në 24 orët e fundit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:05 - 27/09/20 |
mapo.al

Dy qytetarë nga Tirana nuk e kanë fituar dot betejën me koronavirusi, në 24 orët e fundit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë ata ishin me sëmundje bashkëshoqërues.


“Në 24 orët e fundit në vendin tonë 2 persona e humbën betejën me virusin e rrezikshëm, 2 qytetarë nga Tirana, një 66-vjeçar dhe 73-vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruese”, – tha Ministria e Shëndetësisë.


Ndërkohë mbeten të qëndrushme shifrat e të shtruarve në spital.


“Në spitalin infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen aktualisht 182 pacientë nga të cilët 18 janë në terapi intensive dhe 5 të intubuar“, – thekson Ministria e Shëndetësisë.


COVID-19 – Statistika (27 Shtator 2020)
Testime totale 85.554
Raste pozitive 13259
Raste të shëruara 7534
Raste Aktive 5348
Humbje jete 377 (Qarku Tiranë 179, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 26, Fier 20, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).


 

LEXO EDHE:

Koronavirusi në Shqipëri, 106 raste pozitive në 24 orët e fundit


Etiketa: , ,

Pas