Dy persona nuk e kanë fituar betejën me Covid-19 në vendin tonë. Bëhet fjalë për një 60-vjeçar nga Tirana dhe një-62 vjeçar nga Shijaku me sëmundje bashkëshoqëruese.
Raportohet se në spitalin Infektiv dhe Shefqet Ndroqi, ndodhen të shtruar 101 pacientë, 17 në terapi intensive dhe 4 të intubuar.
Në vendin tonë, janë regjistruar 158 raste të reja me koronavirus nga 864 testime të kryera.
Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se në 24 orët e fundit janë shëruar 57 persona.