Në 24 orët e fundit në vendin tonë 3 persona e kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm. Fatkeqësisht, kanë humbur jetën një 70-vjeçar nga Tirana, 71-vjeçar nga Lushnja dhe një 81-vjeçar nga Korça.
Nga 887 testime të kryera janë regjistruar 121 raste të reja me COVID-19. Ndërkohë që 97 persona janë shëruar.
Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” aktualisht po trajtohen 189 pacientë me COVID-19 nga të cilët 18 janë në terapi intensive dhe 6 të intubuar.
COVID-19 – Statistika (23 Shtator 2020)
Testime totale 82.233
Raste pozitive 12787
Raste të shëruara 7139
Raste Aktive 5278
Humbje jete 370 (Qarku Tiranë 177, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 24, Fier 19, Korçë 18, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2616
Durrës 564
Shkodër 381
Lezhë 305
Elbasan 304
Korçë 249
Fier 244
Vlorë 193
Kukës 150
Berat 105
Dibër 86
Gjirokastër 81