Kronika

Koronavirusi në vendin tonë, 4 viktima në 24 orët e fundit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:27 - 17/09/20 |
mapo.al

Vijojnë të larta shifrat ditore të vdekjeve. Në 24 orët e fundit në vendin tonë 4 persona e kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm.


Me gjithë përpjekjet e mjekëve, kanë humbur jetën një 66-vjeçare nga Kukësi, një 69-vjeçar nga Kurbini, një 70-vjeçar nga Elbasani dhe një 72-vjeçar nga Tirana.


Ndërkohë që nga 817 testime të kryera janë regjistruar 132 raste pozitive me COVID-19. Ndërsa numri i të shëruarve në këto 24 orë është 55.


Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 173 pacientë me COVID-19, nga të cilët 15 janë në terapi intensive dhe 6 të intubuar.


LEXO EDHE:


LAJMI I FUNDIT/ 132 raste te reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit


Etiketa: , ,

Pas