Aktualitet

Koronavirusi, nis prodhimi masiv i vaksinës së “Oksfordit”





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:31 - 29/04/20 |
mapo.al

Instituti i Serum në Indi konfirmoi këtë javë planet për prodhimin e më shumë se 60 milion dozave vaksinë kundër koronavirusit, sipas modelit që po provohet aktualisht në Britaninë e Madhe.


Serum, që ëshët prodhuesi më i madh i vaksinave po prodhon masivisht vaksinën e zhvilluar në Universitetin e Oksfordit, që ka nisur të testohet tek njerëzit një javë më parë, si dhe është lider në garën globale për zhvillimin e vaksinës anti Covid 19.


Edhe pse vaksina e prodhuar në universitetin e Oksford duhet ende të dëshmojë se funksionon ndaj COVID-19, Serum ka vendosur të nisë prodhimin në momentin që ka dhënë rezultat tek kafshët si dhe sinjale pozitive tek njerëzit.


Drejtori ekzekutiv i Serum, u shpreh se ka shumë shkencëtarë të mirë në Oxford dhe për këtë arsye u mro dhe vendimi pasi ka një besim të plotë tek ata.


Në një intervistë telefonike për Reuters ai shtoi se duke qenë një kompani private e kufizuar, jo e llogaritshme për investitorë apo banka, mund të rrezikohet prodhimi i disa produkteve të tjera por dhe realizimi i disa projekteve të planifikuara.

Janë më shumë se 100 variante të mundshme vaksinash që po zhvillohen aktualisht nga shkencëtarët në të gjithë botën, dhe të paktën pesë prej tyre po eksperimentohen paraprakisht tek njerëzit në atë që njihet si faza 1 e përpjekjes klinike.

Në Indi shpresohet se vaksinat do të jenë gati në mujin shtator.

Shkencëtart në Oxford u shprehën një javë më partë se vëmendja më e madhe në testet e para ishte jo vetëm tek ajo nëse vaksina funksionon apo jo por edhe nëse jepte një reagim të mirë imunitetit dhe jo efekte të papranueshme anësore.

Serum është në pronësi të miliarderit indian Sajrus Ponaualla, parashikon të prodhojë dhe 400 milion doza të tjera vaksinash vitin e ardhshëm. Pjesa më e madhe e vaksinave fillimisht do të shpërndahet në Indi para se të kapërcejë kufijtë. Dhe do të jetë qeveria indiane që do të vendosë se cilat vende do të kenë mundësi blerjeje, sasinë dhe kur.

Vaksina mendohet të kushtojë rreth 12 euro copa por qeveria indiane do ia japë falas popullit të saj. Zyra e kryeministrit indian është gjithashtu e përfshirë në këtë projekt dhe instituti shpreson që të vijë dhe ndihma financiare.

Në pesë muajt e ardhshëm Serum planifikon të shpenzojë deri në 5 miliard euro për prodhimin e 5 milion dozave në muaj.

Serum gjithashtu bashkëpunon me firmën amerikane Codagenix dhe austriaken Themis si dhe dy kandidatë të tjerë për prodhimin e vaksinës anti COVID-19, duke planifikuar dhe një bashkëpunim tjetër brenda pak javësh, me një tjetër kompani.

Bordi i Institutit vendosi të investojë 6 miliard rupi indiane për krijimin e një njësie të re prodhuese për të realizuar vaksinat kundër koronavirusit.


Etiketa: , ,

Pas