Aktualitet

Koronavirusi/ Nuk ka radhë për t’i varrosur, arkivolet lihen për orë të tëra në mes të rrugës





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:00 - 05/07/20 |
mapo.al

Numri në rritje i vdekjeve nga koronavirusi po shkakton probleme në qytetin e Cochabamba, një nga më të mëdhenjtë në Bolivi.


Prej ditësh, familjet e viktimave nga Covid-19 janë përballur me pritje të gjata për të përcjellë të afërmit e tyre në banesën e fundit.


Shumë të tjerëve iu është dashur të përballen me praninë e një arkivoli të mbyllur diku në shtëpinë e tyre për periudha të gjata.Të afërmit e një 62-vjeçari që ndërroi jetë javën e kaluar madje në shenjë proteste e vendosën arkivolin e tij në mes të një rruge për disa orë.


Varrmihësit kanë kërkuar që të hapet një varrezë speciale për të vdekurit nga Covid-19 për të lehtësuar presionin.



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas