Aktualitet

Koronavirusi nuk pyet për moshën/ 24-vjeçari nga Elbasani me urgjencë drejt Sanatorimit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:14 - 09/04/20 |
mapo.al

Një pacient 24 vjeçar është transportuar me urgjencë nga spitali i Elbasanit drejt atij “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, i cili është kthyer në një spital “Covid-2”.


24-vjeçari ka pasur temperaturë të lartë dhe probleme me frymëmarrjen, gjë e cila ka sjellë transportimin e tij drejt Tiranës. Pacienti dyshohet se është infektuar me Covid-19 nga kontaktet e mëparshme që kanë dalë pozitive në Elbasan.


Duket se vatra që ka shkaktuar numrin më të lartë të të infektuarve në Elbasan është restoranti në qendër të qytetit, që ka funksionuar deri të premten e javës së kaluar, edhe pse prej disa javësh qeveria kishte urdhëruar mbylljen e lokaleve dhe restoranteve, në kuadrin e masave anti-Covid 19.


Dyshohet se janë të paktën 9 pacientë nga 16 që ka Elbasan me Covid-19, që janë infektuar pikërisht nga kontaktet që kanë pasur me çiftin e bashkëshortëve që ishin pronar të restorantit.



Etiketa: ,

Pas