Aktualitet

Koronavirusi/ Numri i vdekjeve është 60% më i lartë nga se është raportuar





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:41 - 28/04/20 |
mapo.al

Numri i vdekjeve nga koronavirusi mund të jetë pothuajse 60 për qind më i lartë nga se raportohet në shifrat zyrtare, sipas një analize që ka bërë Financial Times për numrin e përgjithshëm të viktimave gjatë pandemisë në 14 vende. Statistikat e vdekshmërisë tregojnë 122,000 vdekje më shumë se nivelet normale në këto vende, dukshëm më të larta se 77,000 vdekjet zyrtare të Covid-19 të raportuara nga të njëtat vende në të njëjtat periudha kohore.


Nëse i njëjti nivel i nën-raportimit të vërejtur në këto vende ka ndodhur në të gjithë botën, atëherë numri i vdekjeve globale nga Covid-19 do të rritet nga totali zyrtar aktual me 201,000 viktima në më shumë se 318,000 të vdekur. Për të nxjerrë këto shifra, FT ka krahasuar vdekjet e përgjithshme për secilin vend në periudhën Mars dhe Prill 2020 me mesataren e të njëjtës periudhë të periudhës 2015-2019. Totali i vdekjeve prej 122,000 përbën një shifër 50 përqind më të lartë me vdekshmërinë mesatare historike për vendet e studiuara.


Në të gjitha vendet e analizuara përveç Danimarkës, vdekjet e tepërta janë mbi numrat zyrtarë të vdekjeve nga koronavirusi. Saktësia e statistikave zyrtare të vdekjes nga virusi janë të kufizuara në varësi të testimit të njerëzve për të konfirmuar rastet. Disa vende, duke përfshirë edhe Kinën, i kanë rishikuar në mënyrë retrospektive vdekjet e mëparshme nga sëmundja.


Sipas analizës së FT, vdekjet e përgjithshme gjatë pandemisë krahasuar me të njëjtën periudhë të viteve të kaluara janë 60 përqind më të larta në Belgjikë, 51 përqind në Spanjë, 42 përqind në Hollandë dhe 34 përqind në Francë. Disa nga këto vdekje mund të jenë rezultat i shkaqeve të tjera përveç Covid-19. Por vdekshmëria e tepërt është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme në vendet që vuajnë pasojat më të rënda të Covid-19, duke dëshmuar se shumica e këtyre vdekjeve janë të lidhura drejtpërdrejt me virusin sesa thjesht nga efektet anësore të bllokimeve.


David Spiegelhalter, profesor i të kuptuarit të rrezikut publik në universitetin e Kembrixhit, tha se llogaritjet ditore në Mbretërinë e Bashkuar, për shembull, ishin “shumë të ulta” sepse ata llogaritnin vetëm vdekjet në spitale.

Vdekjet shtesë janë më të theksuara në zonat urbane që kanë vujatur më shumë pasojat e virusit. Kjo është veçanërisht shqetësuese për shumë ekonomi në zhvillim, ku vdekshmëria totale e tepërt është në përmasa më të larta se fatalitetet zyrtare të koronavirusit. Në rajonin verior italian të Lombardisë, zemra e shpërthimit në Evropë, ka më shumë se 13,000 vdekje të tepërta në statistikat zyrtare për afro 1.700 qendra banimi për të cilat të dhënat janë të disponueshme. Kjo rritje është 155 përqind mbi mesataren historike dhe shumë më e lartë se 4,348 vdekje të raportuara nga Covid në rajon.

Rajoni përreth qytetit italian të Bergamos regjistroi rritjen më të madhe ndërkombëtarisht me 464 përqind të vdekjeve mbi nivelet normale, e ndjekur nga New York City me një rritje prej 200 përqind dhe Madridi në Spanjë, me një rritje prej 161 përqind.

Sfida nuk është e kufizuar edhe për vende të tjera. Në Angli dhe Uells, numri i vdekjeve në javën që përfundoi më 10 prill ishte më i larti këtë shekull. “Nëse doni të kuptoni mënyrat se si vendet e ndryshme i janë përgjigjur pandemisë, dhe se si [ajo] ka ndikuar në shëndetin e popullatës, mënyra më e mirë është të llogariten vdekjet e tepërta,” thotë David Leon, profesor i epidemiologjisë në Shkollën e  Higjienës dhe Mjekësisë në Londër. /Financial Times


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas