Aktualitet

Koronavirusi/ Olsian Çela urdhër prokurorëve: 6 masat që duhet të merren për t’u mbrojtur








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:54 - 10/03/20 |
mapo.al

Kryeprokurori Olsian Çela urdhëron të gjithë vartësit që të marrin masat kundër koronavirusit. Në dokumentin e firmosur nga Çela që mban datën e sotme, specifikohet se çfarë duhet të bëjnë prokurorët përballë situatës ku ndodhemi.


Kryeprokurori kërkon që prokurorët të vlerësojnë masat dhe nëse e vlerësojnë të kufizojnë marrjet në pyetje të personave në hetim, dëshmitarëve, por edhe të pandehurve me përjashtim të rasteve kur shkelen afatet apo dëmtohen hetimet.


Gjithashtu kërkohet kufizimi i veprimeve procedurale në spitale, laboratore dhe ambulancave, ndërsa prokurorëve u kërkohet që të pajisjen më të gjitha masat për mbrojtjen fizike të domosdoshme. Kufizimet prekin edhe zyrat administrative dhe sekretaritë në cdo prokurori në kontaktet me qytetarët. Në vijim urdhërohet që këto veprime të bëhen përmes shërbimeve postare ose të tjera, por që sigurojnë kontakte të pakta fizike. Një tjetër pikë që evidentohet në urdhër është edhe kufizimi orareve të takimit me qytetarët duke i shtyrë për një moment të dytë.


Mbledhjet, analizat dhe takimet në ambientet e prokurorisë ose policisë do të kufizohen. Në pikën e fundit të urdhrit, Çela u kërkon prokurorëve që nëse vlerësojnë se ka prani të shtuar të personave në sallë, mund t’i kërkojnë gjyqtarit që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura. Ndërkohë që sot KLGJ-ja vendosi që gjykata të mbyllin dyert dy javë për publikun.




Etiketa: ,

Pas