Aktualitet

Koronavirusi- Pas mbërritjes të mbi 4 mijë dozave Pfizer, Kosova rinis vaksinimin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:37 - 05/05/21 |
mapo.al

Kosova ka rinisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit, pas pranimit të 4,680 vaksinave të kompanisë Pfizer/BioNTech më 4 maj.






Procesi i vaksinimit po vazhdon në Sallën 1 Tetori në Prishtinë.


Kjo është pjesa e parë e 95,000 dozave që Bashkimi Evropian i ka ndarë për Kosovën, në kuadër të mbështetjes së vaksinimit në vendet e Ballkanit Perëndimor.





Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka njoftuar të martën se këto doza do të përdoren për vaksinimin e punëtorëve shëndetësorë, të cilët nuk kanë mundur të vaksinohen në fazën e parë të vaksinimit, për arsye shëndetësore.



Kosova ka nisur procesin e vaksinimit në fund të muajit mars, me 24,000 doza të vaksinës AstraZeneca, të siguruara nga programi Covax i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.


Në total, Kosova ka regjistruar 105,711 raste pozitive me COVID-19, sëmundja që shkakton koronavirusi.

Lexo edhe :  "Rama s’asht grek as serb"/ Çun Lajçi-Albin Kurtit: Ne po vdesim për një ilaç

Prej tyre, 2,191 kanë vdekur dhe 96,012 janë shëruar./REL/

14


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas