Aktualitet

Koronavirusi/ Pas Shqipërisë, Greqia mbyll kufijtë edhe me Serbinë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:01 - 05/07/20 |
mapo.al

Greqia vendosi të mbyllë kufijtë me Serbinë nga data 6 korrik deri në 15 korrik. Sipas medies serbe Novosti, këtë e ka konfirmuar vetë Ministri i Turizmit Rasim Ljajic.






Ndërkohë mediat greke shkruajnë se qeveria e ka marrë këtë vendim për shkak të shqetësimeve të situatës së krijuar nga koronavirusi. Bazuar në analizën e të dhënave epidemiologjike, u vendos që të ndërpritet hyrja e qytetarëve serbë në Greqi nga të gjitha pikat e hyrjes pa përjashtim.


Ndalimi do të hyjë në fuqi nesër, e hënë, 6 korrik, në 6 të mëngjesit, dhe do të zgjasë deri më 15 korrik, tha qeveria greke në një deklaratë. Siç u shtua, përjashtim nga ky rregull janë udhëtarët me “arsye të veçanta” të cilëve do të lejohen të hyjnë në Greqi.

Kujtojmë që Serbia shpalli gjendjen e emergjencës në vend ditën e premte (3 korrik) duke rikthyer dhe njëherë masat kufizuese për të ngadalësuar përhapjen e COVID-19.




Më herët Greqia vendosi të mos hapë kufijtë edhe me Shqipërinë, pas rritjes së rasteve të reja me koronavirus.



1


Etiketa: , , , ,

Pas