Tuesday, May 30, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Koronavirusi/ Pipero: Të hapemi totalish sa më shpejt, dielli dhe ajri rrisin imunitetin

by mapo.al
24/05/2020
in Kryesore, Shëndeti, Sociale
0

Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero, jep një mesazh të rëndësishëm në ditën e Fiter Bajramit, sa i takon situatës së pazakontë të krijuar nga koronavirusi.

Pipero shkruan në ‘Facebook’ se dielli dhe ajri ndihmojnë shumë të mos sëmuremi nga COVID-19, pasi rrisin imunitetin, madje edhe dikush infektohet, e kalon më lehtë sëmundjen.



‘Virusi ende qarkullon, beteja ende vazhdon! Dhjetra here kam theksuar se virusi nuk qendron ne ajer ne mjediset e hapura, ndaj kam inkurajuar dhe shpjeguar profesionalisht pse duhet te jemi te vendosur per hapjen e cila deri tani duhej te ishte graduale’, thekson mjeku.

Deklarata e Piperos vjen kunder asaj qe po ben qeveria e cila po mban te mbyllura plazhet dhe parqet.

Mesazhi i plotë i mjekut Pëllumb Pipero:

Kujtese per Z. Erion Kristo; Nga Mjeku Pipero! Sapo degjova nje thirrje te Zotit Erion Kristo ‘të iki se i kam çare kokën’ pas nje pyetje se kush sheron, djelli dhe ajri apo Pipero, dhe pergjigjes shume te drejte te qytetareve ‘djelli dhe ajri’, jo Pipero! E vertete, Pipero dhe koleget e tij me bluza te bardha mjekojne, nuk sherojne.

Sherimi eshte nderveprim Zot, organizem, mjek! Nderkohe qe dhjetra here kam theksuar se djelli dhe ajri ndihmojne shume te mos semuremi nga Civid 19, pasi rrisin imunitetin, madje edhe nese infektohemi e kalojme shume lehte semundjen! Kam theksuar dhjetra here se virusi nuk trasmetohet permes ujit, ndaj deti dhe rera jane te keshilluara, pushimet dhe turizmi te inkurajuara.

Por nuk rekomandoj ‘sfiden’, perkundrazi kujdesin! Virusi ende qarkullon, beteja ende vazhdon! Dhjetra here kam theksuar se virusi nuk qendron ne ajer ne mjediset e hapura,ndaj kam inkurajuar dhe spjeguar profesionalisht pse duhet te jemi te vendosur per hapjen e cila deri tani duhej te ishte graduale.

Ketej e tutje vetem e kujdeseshme! Si mjek dhe profesionist i shendetit publik kam mirekuptuar cdo vendim te institucioneve ne respekt te distancimit social, per me teper ne nje mori informacionesh shpesh kontraditore per Covid 19, dhe aq me teper ne nje sere udhezimesh te OBSH shpesh te pa qarta, te pa bazuara, dhe kontradiktore gjithashtu.

Ndoshta i kam lodhur qytetaret duke me degjuar cdo nate, ndoshta kam perseritur veten shpesh, por kam qene dhe jam i drejteperdrejte me qytetaret! Shpresoj te mos jem bere ‘babai i merzitjes’.

I perulem mirekuptimit dhe durimit te tyre, dhe tani qe jemi ne fund te kesaj epidemie serish ju kerkoj pak kujdes, asgje me shume! Nderkohe inkurajoj komitetin e eksperteve te jete me i sigurt ne rekomandimin per hapjen e plote, situata epidemiologjike ne vendin tone dhe rajon na e mundeson kete.

Jo nje dite por edhe nje ore me pare se te tjeret te hapemi do kemi shume me teper perfitime. Jo vetem ekonomike por mbi te gjitha psikologjike dhe shendetesore! Kam theksuar te orjentoje gjurmimin e rasteve permes hetimit intelegjent dhe aplikimin e PCR, ‘tamponit’per rastet me klinike, dhe te planifikoje nje studim seroprevalence per te pare shkallen e ekspozimit e ndertuar strategji per te perballuar nje rikthim te mundshem te epidemise ne fund viti, te cilen une e besoj pak, por nuk e perjashtoj dot, krahas analizave serologjike qe po vazhdojne aktualisht.

Keshtu mund te kontrollojme me sukses edhe me tej epidemine. Se bashku si deri tani do e fitojme betejen me Covid 19! Per Zotin Erion besoj te kem qene i qarte dhe korekt!

Tags: masat kufizuesepipero

JU SUGJEROJME

Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
Kryesore

Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit

05/05/2023
Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin   
Kryesore

Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  

01/05/2023
Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
Kryesore

Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET

29/04/2023
25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast

26/04/2023
Next Post
Fitër Bajrami, Shpëtim Idrizi: Paqja dhe lavdia qofshin mbi Shqiptarët dhe Shqipërinë!

Fitër Bajrami, Shpëtim Idrizi: Paqja dhe lavdia qofshin mbi Shqiptarët dhe Shqipërinë!

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
  • Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  
  • Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
  • 25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
  • Rektori i UET, Gjuraj rizgjidhet nënkryetar i Konferencës se Rektorëve të Shqipërisë










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In