Aktualitet

Koronavirusi po trondit planetin, mijëra të vdekur në ditë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:00 - 03/04/20 |
mapo.al

Që nga e enjtja e 2 prillit në botë ka më shumë se një milion njerëz të infektuar me Covid-19. Kjo shifër dëshmon për përhapjen e jashtëzakonshme të virusit kudo në planet. Megjithë masat e rrepta të ndalimeve të vendosura në të pesë kontinentet, bilancet janë vetëm në rritje. Në Evropë, dhe më veçanërisht në Jug, situate po rëndohet që prej javësh. Ndërkohë së fundi edhe SHBA u fut në rrugën për t’u bërë epiqendra e re globale. të pandemisë.


SHBA, krizë shëndetësore dhe ekonomike


SHBA regjistroi 1,169 vdekje midis të mërkurës dhe të enjtes në mbrëmje (duke e çuar numrin e të vdekurve në 5,926 vetë) dhe 243,000 raste të regjistruara në total, sipas llogaritjeve të Universitetit Johns Hopkins. Kjo është shifra më tragjike e regjistruar në ndonjë vend për 24 orë. Pasojat sociale të krizës shëndetësore pritet të jenë katastrofike për ekonominë: kërkesat javore për përfitime nga papunësia vendosën një rekord të ri, me 6.6 milion kërkesa të reja. Sekretari amerikan i Thesarit u ka premtuar bizneseve të vogla dhe të mesme se ndihma financiare e paketës së stimulit gjigant do të nisë të jepet nga e premtja. Në Nju Jork, qyteti i madh më i prekur, kryebashkiaku Bill de Blasio u kërkoi banorëve të qytetit të mbulonin fytyrën me shall kur të dilnin jashtë. Vendimi bazohet në një studim të publikuar nga qendrat e kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve, sipas të cilit transmetimi bëhet vetëm nëpërmjet frymëmarrjes.


Kudo përkeqësime


Megjithë masat e kontrollit që po zgjasin prej më shumë se dy javë, bilancet po rriten çdo ditë në Itali dhe Spanjë, dy vende të cilat së bashku kanë 24,000 viktima nga afro 52,000 në të gjithë botën. Por edhe në Iran (me 3,000 të vdekur) ose në Gjermani, e cila tani ka 1.017 të vdekur për afro 80,000 raste të kontaminimit, situata po rëndohet. Ndërsa Provinca Hubei e Kinës dhe kryeqyteti i saj Ëuhan gradualisht po rihapen për botën, ndërsa në rajonin Jia në Kinën qendrore janë bllokuar 600 mijë  banorë pas zbulimit të një rasti me infeksion. Një dyshim i fortë rrethon ende vlerësimin zyrtar kinez të pandemisë (me 81.589 raste infeksioni dhe 3,318 të vdekur).

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), kërkoi zhvillimin e testeve të serologjisëm që përcaktojnë nëse një individ ka qenë në kontakt me virusin, nëse ai është pra imun dhe mund të kthehet në punë. Por deri kur ato të zhvillohen, gjysma e njerëzimit është e privuar nga lëvizja, duke iu nënshtruar masave të shtetrrethimit. Më shumë se 3.9 miliardë njerëz, ose gjysma e popullsisë së botës, tani janë thirrur ose detyruar të qëndrojnë të mbyllur në shtëpitë e tyre.

Masat e reja ekonomike

Pas vendimeve të mëparshme, Komisioni Evropian ka propozuar krijimin e një instrumenti për të garantuar deri në 100 miliardë euro në planet kombëtare për përkrahjen e punësimit. Edhe Banka Botërore ka thënë se është e gatshme të vendosë deri në 160 miliard dollarë gjatë pesëmbëdhjetë muajve të ardhshëm për të ndihmuar vendet të përgjigjen ndaj pasojave të menjëhershme shëndetësore të pandemisë dhe të mbështesin rimëkëmbjen ekonomike. /Le Monde

/Përktheu: Mapo.al/

 


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas