Aktualitet

Koronavirusi/ Portugalia rikthen izolimin








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:50 - 22/10/20 |
mapo.al

Tri komuna në veri të Portugalisë do të izolen të premten dhe udhëtimet në të gjithë vendin do të kufizohen në Ditën e Të Gjithë Shenjtorëve, njoftoi sot qeveria portugeze, ndërsa numri i infektimeve të reja ditore të COVID-19 arriti një rekord të ri.


“150 000 banorët e komunave fqinje, Felgueiras, Lousada dhe Paços de Ferreira, do të duhet të respektojnë nga e premtja detyrën qytetare të izolimit në shtëpi”, vendosi sot ekzekutivi socialist në Këshillin e Ministrave.


Banorët do të jenë në gjendje të lënë shtëpitë e tyre vetëm për të shkuar në punë, në shkollë, për të bërë pazar ose për të blerë ilaçe.



Puna në distancë, nëse është e mundur, do të bëhet e detyrueshme dhe bizneset do të duhet të mbyllen në orën 22:00.

Lexo edhe :  Shifrat e zymta të Europës, OBSH: Një vdekje çdo 17 sekonda nga koronavirusi

Janë disa vendet evropiane që kanë brithyer izolimet e pjesshme pas rritjes së infektimeve me Covid.



Etiketa: , ,

Pas