Aktualitet

Koronavirusi prek 4 mësues në shkollat e Korçës








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:07 - 29/09/20 |
mapo.al

Rritet numri i të prekurve me koronavirus në rrethin e Korçës, duke e çuar në total 256.


Një çift bashkëshortësh, mësues në dy shkolla 9-vjeçare të qytetit, rezultojnë pozitivë me Covid-19. Gjithashtu rezultojnë të prekur nga koronavirusi 2 arsimtare të shkollave 9-vjeçare të Ersekës dhe Bilishtit.


Të gjithë mësuesit janë zëvendësuar ndërsa problem mbetet Bashkia e Kolonjës, pasi nuk ka në portal zëvendësues për lëndën e Fizikës, sipas Drejtorisë Arsimore në Korçë.


Risjellim në vëmendje se në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 3 humbje jete nga koronavirusi, 132 raste dhe 95 të shëruar.


 


 

 


Etiketa: , , ,

Pas