Aktualitet

Koronavirusi prek Serbinë dhe Vatikanin, regjistrohet viktima e parë në Holandë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:25 - 06/03/20 |
mapo.al

Serbia dhe Vatikani janë vendet e radhës në kontinent që përfshihen në hartën e përhapjes së koronavirusit. I infektuari i parë i Serbisë është një 43-vjeçar, i cili rezulton t’a ketë marrë virusin gjatë vizitës së tij në Hungari, vend i cili njoftoi të prekurit e parë këtë javë. Ai kishte vizituar Budapestin ku jeton motra e tij, ndërsa e gjithë familja në Serbi është vënë në izolim dhe po u nënshtrohet analizave.






Ndërsa autoritetet e Vatikanit thanë se i infektuari i parë është një mjek që shërben në spitalet e Selisë së Shenjtë. Ende nuk dihet se nga e ka marrë virusin, por klinika ku ai shërben është mbyllur për t’iu nënshtruar dezinfektimit.


Ndërkohë, Holanda ka regjistruar sot viktimën e parë nga koronavirusi. Italia është vendi Europian më i prekur nga virusi vdekjeprurës ku numri i viktimave deri tani ka arritur në 148. I fundit që humbi jetën ishte një 87-vjeçar i cili ndërroi jetë në një spital të Romës, duke regjistruar kështu viktimën e parë në kryeqytetin italian.

Lexo edhe :  Futbollisti shqiptar preket nga koronavirusi për herë të dytë, futet në izolim






Raste të reja infektimesh janë regjistruar në Kroaci e Austri, ku numri i të prekurve ka arritur në 47.




Teksa numri i viktimave në Itali arriti në 147, duke u bërë vendi i dytë pas Kinës për nga numri i viktimave. Sipas një raporti të Institutit Italian të Shëndetësisë, mosha mesatare e viktimave është 81 vjeç. 2/3 e tyre kanë pasur sëmundje të hershme që ishte në stade përparimi. Ekspertët e këtij vendi po shqyrtojnë mundësinë e zgjatjes së afatit të mbylljes së shkollave dhe universiteteve, nga 15 marsi deri në prill.



Autoriteti palestinez shpalli gjendjen e emergjencës nga koronavirusi në Betlehem, pas konfirmimit të 7 rasteve të para të të infektuarve. Në të gjithë botën, numri i viktimave ka arritur në 3383, ndërsa ai i të prekurve në afro 99 mijë.

LEXO EDHE: 

Rëndohet bilanci i koronavirusit, 148 viktima në Itali

Publikohet grafika: Si u përhap koronavirusi, 3300 të vdekur, 97 mijë të infektuar (VIDEO)

1


Etiketa: , , , ,

Pas