Aktualitet

Koronavirusi, Rama akuza politikës dhe mediave





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:26 - 25/02/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama reagoi të martën në lidhje me akuzat publike për masat e marra për parandalimin e koronavirusit. Rama, në një koment në Twitter, shprehet se “koronavirusi nuk luftohet me politikë”. Sipas tij, qeveria ka nisur të përgatitet që në fillim të shfaqjes së këtij virusi.


Koronavirusi nuk luftohet me politikë, as me gjithollogji dhe aq më pak me frikë dhe lëre pastaj me panik! Ne kemi qysh momentin e parë të shfaqjes së tij që përgatitemi, në bashkëpunim të ngushtë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Kemi bërë e po bëjmë çdo gjë sipas planit”, – tha kryeministri.



Rama adresoi përsëri akuza ndaj medieve, portaleve, duke u shprehur se “Shqipëria përballet me fatkeqësinë e tij të madhe”, ku sipas Kryeministrit, lulëzon ligësia dhe dembelizmi.


Fatkeqësisht ky vend në çdo vështirësi a fatkeqësi natyrore ose emergjencë shëndetësore që shfaqet, duhet të përballet dhe me fatkeqësinë e tij të të madhe të kanaleve e portaleve ku lulëzon injoranca, ligësia, dembelizmi e grykësia e maskarallëkut që në këto raste bëhet çnjerëzor.

Dhe në krye të të tërë delenxhinjve e parazitëve që lëshohen mbi publikun në nevojë për informacion, kanë dalë përsëri, si gjithnjë, politikanët e së keqes që duan kaos, rrëmujë, dëshpërim, në përpjekjen e dëshpëruar për të kthyer të shkuarën që i ka marrë me vete përgjithnjë!”, u shpreh Rama.


Etiketa: ,

Pas