Aktualitet

Tjetër vendim drastik, Rama: Rrugët do mbyllen sërish pas të hënës, kush është larguar të kthehet





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:22 - 13/03/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama paralajmëron se “shtetrrethimi” mund të vijojë edhe pas ditës së dielë, si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit.


“Kush banon në Tiranë-Durrës dhe është larguar për fundjavë të gjatë në Korçë ose gjetkë, të sigurohet të hyjë në perimetrin e blinduar gjatë hapjes së rrugëve hyrëse pas mesnatës të së dielës dhe jo më vonë se ora 08.00 e mëngjesit. Sipas të gjitha gjasave perimetri do të mbyllet përsëri”, shkruan Rama në rrjetet sociale.


Postimi i plotë i Ramës
KUSH BANON NË TIRANË/DURRËS DHE ËSHTË LARGUAR PËR FUNDJAVË TË GJATË NË KORÇË OSE GJETKË, TË SIGUROHET TË HYJË NË PERIMETRIN E BLINDUAR GJATË HAPJES SË RRUGËVE HYRËSE, PAS MESNATËS TË SË DIELËS DHE JO MË VONË SE ORA 08.00 E MËNGJESIT.


🔴 KUSH BANON NË TIRANË/DURRËS DHE ËSHTË AKTUALISHT BRENDA PERIMETRIT, TË SIGUROHET QË TË MOS PLANIFIKOJË LËVIZJE JASHTË PERIMETRIT NË FILLIMJAVËN E ARDHSHME (DUKE SHFRYTËZUAR HAPJEN E RRUGËVE NGA E DIELA NE MESNATË DERI TË HËNËN NË 08.00) SEPSE MUND TË MOS RIHYJË DOT!


SIPAS TË GJITHA GJASAVE PERIMETRI TR/DR DO TË MBYLLET PËRSËRI!

🔴 FRIKË JO, KUJDES PO!


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas