Kryeministri Edi Rama është vënë në siklet me një nga pyetjet në intervistën që dha në emisionin “Opinion” për çështjen e koronavirusit. Rama nuk dinte të thoshte se la lekë do të japë qeveria për të përballuar situatën nga koronavirusi. I pyetur se vende të fuqishme, por edhe më të dobëta si Kosova kanë publikuar buxhete të posaçme për këtë çështje, Rama e shmangu pyetjen.
“Ne jemi gati për ta përballuar as më shumë as më pak se çdo vend tjetër. Shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri dhe nuk do tu mungojë gjë. Sa lek? Sa ashtu? Sa kështu? Këto mund ti bisedoni me atë mikun që do flasë pas meje. Shqiptarët kanë qenë solidarë? Jo të gjithë. Ai që do flasë pas meje përshembull.” – tha Rama duke nënkuptuar intervistën e Lulzim Bashës në Opinion pas tij.