Aktualitet

Koronavirusi/ Rama: Nuk mund të mbyllemi, variantet e reja mund të jenë në vend














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:00 - 09/02/21 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama, në një komunikim me qytetarët nga Durrësi kërkoi të respektohen masat për parandalimin e COVID, duke theksuar se ekspertët dyshojnë se në vend mund të kenë hyrë variantet e reja të virusit.






Ai tha se me ardhjen e dozave të dytë të vaksinave nga Pfizer do të nisë vaksinimi për të moshuarit fillimisht për ata 80-vjeç, 75 e  me radhë.


Ai u shpreh se komiteti i Ekspertëve do të njoftojë nesër vendimin nëse do të ketë shtrëngim të masave por theksoi se nuk mund të ketë një izolim derisa kjo pandemi të mbarojë pasi do kishte pasoja të rënda ekonomike por edhe për anën psikologjike.





“Ne nuk kemi mbetur as te 1000 apo 2000, jemi sipas planit. I vetmi moment kur nuk ishim sipas planit është momenti kur Pfizer ka shtyrë procesin e lëvrimit për të gjithë jo vetëm për ne. Pas ardhjes së dozave të shkurtit do të nisë vaksina për të moshuarit. Do të nisë për ata 80 plus dhe pastaj do të zbresim 75 e me radhë. Ekspertët tanë janë dyshues që varianti jugo-afrikan dhe britanik mund të kenë hyrë në vend.



Lexo edhe :  Reagimi i PD: Nuk ka patur asnjë takim mes Ramës dhe Bashës

Këto dy variante rrisin shumë më tepër transmetueshmërinë dhe janë më vdekje prurës. Ne duhet të zbatojmë masat. Nesër komiteti teknik do mblidhet. Qëllimi është të rrimë në ekuilibër sepse duhet të mbajnë ekuilibër mes ekonominë, anës psikologjike dhe shëndetit. Nuk mund të mbyllemi nëpër shtëpia derisa të mbarojë kjo punë. Nuk duhet të marrim më qafë njerëz me veprime skandaloze kur gjëja është shumë e qartë”, u shpreh Rama.


1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas