Aktualitet

Koronavirusi/ Rama reagon sërish: Shmangni telebroçkullat dhe dixhidokrrat, s’ka vend për panik





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:54 - 25/02/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas panikut dhe frikës që ka përfshirë vendin tonë nga koronavirusi. Përmes një statusi në Facebook, Rama shkruan se nuk ka vend për panik dhe duhen ndjekur këshillat e miratuar nga OBSH.


Ai shprehet se deri në këtë moment nuk kemi asnjë rast të prekur me koronavirus.



“Nuk ka vend për panik! Ju lutem ndiqini këto këshilla të thjeshta të miratuara nga organizata botërore e shëndetësisë dhe shmangni sa më shumë telebroçkullat dhe dixhidokrrat që ushqejnë ankthin e panikun. Deri në këtë moment që komunikojmë nuk kemi asnjë rast të koronavirusit, por nëse në ditët a javët në vijim do të duhet ta përballim, jini të sigurt se do ta kalojmë edhe këtë flamë. Së bashku“, thote Rama.



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas