Aktualitet

Koronavirusi/ Rekord në Itali, 16 mijë raste të reja, rritet edhe numri i viktimave








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:04 - 22/10/20 |
mapo.al

Nuk njeh më zbritje bilanci italian i koronavirusit. Janë më shumë se 16 mijë rastet e regjistruara në 24 orë te fundit nga autoritetet shëndetësore, me më shumë se 177 mijë testime të kryera.


Në rritje edhe viktimat, 136, shifra që nuk regjistroheshin nga maji i kaluar. Po mbushen ndërkohë edhe sallat e terapisë intensive, ku ndodhen aktualisht 992 persona.


Ndërkohë rriten rastet në Veneto (1325), Toskana (1145), Lacio (1251) dhe Kampanja (1541), por është sërish Lombardia dhe veçanërisht metropoli kryesor i Italisë së veriut, Milano, që rrezikon të shndërrohet në një vatër infektimi me pasoja të paparashikueshme.



Sot në Lombardi u regjistruan 4126 pozitivë, kryesisht në Milano. Sipas Massimo Galli, drejtori i spitalit të sëmundjeve infektive “Sacco”, “po përgatitemi për betejën e Milanos. Herën e kaluar e kemi shmangur nga mbyllja e shpejtë e qytetit. Por tashmë qarkullimi në qytet është shumë i madh, do na duhet të hapim reparte të reja për COVID. Mund të bëhej diçka më shumë dhe më parë”.

Lexo edhe :  Shifra tragjike - Mbi 250 mijë të vdekur në SHBA nga koronavirusi

Autoritetet bënë të ditur edhe bilancin tragjik të mjekëve që kanë ndërruar jetë për shkak të pandemisë, që nga shkurti janë 182.



Etiketa: ,

Pas