Kryesore

Koronavirusi/ Rëndohet gjendja shëndetësore e pacientëve të shtruar te Infektivi





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:47 - 08/07/20 |
mapo.al

E dhëna më shqetësuese sot, lidhur me Covid 19, është shtimi i rasteve që janë ne gjendje të renduar shendetesore.


Sipas Genta Qirjakos, specialiste në ISHP, po rëndohet gjendja shëndetësore e pacientëve në terapi intensive.


Janë 10 pacientë në terapi intensive, ku 4 prej tyre janë të intubuar.


“Situata në spitalin infektiv paraqitet serioze, ku ka rëndim të gjendjes shëndetësore të pacientëve në terapi intensive dhe është rritur numri i pacientëve të intubuar. Aktualisht janë të shtruar 83 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën thirrje të gjithë qytetarëve të ndërgjegjësohen për respektimin e masave të vendosura. Situata serioze në spitalin infektiv ku ka dhe mosha të reja të shtruara”, – tha Genta Qirjako.


Sot në vendin tonë u konfirmuar 68 raste të reja me koronavirus, si dhe 2 gra humbën jetën.

 

LEXO EDHE:

Sërish shifra të larta/ 68 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Humbin jetën nga koronavirusi dy gra në Spitalin Infektiv


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas