Aktualitet

Koronavirusi rikthehet pas 3 javësh në Durrës





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:27 - 04/05/20 |
mapo.al

Pas më shumë se 3 javësh pa asnjë person të prekur me koronavirus në qytetin e Durrës, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar sot për një të moshuar të infektuar me virusin.


Personi i infektuar është një 71 vjeçar, banues në lagjen nr.13 të qytetit në plazh, i cili momentalisht është izoluar në banesë dhe paraqitet në gjendje të qendrueshme.


I moshuari jetonte i vetëm dhe nuk e di se ku mund ta ketë marrë virusin, ndërkohë që hetimi epidemiolgjik është shtrirë në gjurmimin e rasteve që ky i fundit ka patur gjatë kohës së ekspozimit në vijën bregdetare.


Në Durrës vetëm dy ditë më parë u shëruan të gjithë të ifnektuarit me COVID-19.


 

LEXO EDHE:

Rriten rastet e reja me koronavirus në Tiranë, 8 në Shqipëri


Etiketa: ,

Pas