Aktualitet

Koronavirusi, rreth 5 mijë viktima dhe 135 mijë të infektuar në të gjithë botën





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:31 - 13/03/20 |
mapo.al

Koronavirusi ka shkaktuar 4,990 viktima dhe 134,918 të prekur në të gjithë botën. 70,395 persona janë shëruar dhe kanë lënë spitalet.


Vendi më i prekur është edhe vendi nga ku filloi shpërthimi i koronavirusit, Kina me 3,177 të vdekur dhe 80,814 të infektuar. Megjithatë rastet e reja me koronavirus kanë ardhur duke u ulur.


Vendi i dytë më i prekur është Italia me 1,016 viktima dhe 15,113 të infektuar. Prej disa ditësh vendi është shpallur zonë e kuqe.


Vendi i tretë më i prekur është Irani me 429 të vdekur dhe 10,075 të infektuar.


Ndërkohe edhe Shqipëria është prekur nga koronavirusi ku deri më tani është regjistruar një viktimë dhe 23 të infektuar.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas