Aktualitet

Koronavirusi/ Rritet bilanci i viktimave në Itali, 345 të vdekur 24 orët e fundit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:02 - 17/03/20 |
mapo.al

Në Itali, nga nisja e pandemisë së koronavirusit janë infektuar në total 31 506 persona. Nga këta, kanë humbur jetën 2503 pacientë, ndërsa janë shëruar 2941. Aktualisht, personat e infektuar janë 26062 (nëse heqim të vdekurit dhe të shëruarit).


Të shtruar në spital janë 12894, ndërsa në terapi intensive janë 2060, ndërsa 11108 persona janë të izoluar.


Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 345 persona, ndërsa janë shëruar 192 pacientë.




Etiketa: , ,

Pas