Kryesore

Koronavirusi/ Rritet numri i të shëruarve në Shqipëri, në spitale 30 të shtruar





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:29 - 08/05/20 |
mapo.al

Në vendin tonë janë 199 persona aktivë me koronavirus, pasi 620 persona janë shëruar tashmë. Ministria e Shëndetësisë thotë se gjatë muajit Maj janë trefishuar testimet.


620 qytetarë tashmë janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 199 persona aktivë me COVID19. Gjatë këtij muaji është trefishuar numri i testimeve. Aktualisht kemi një indikator pozitiviteti nën 5 %, një indikacion shumë i mirë lidhur me kontrollin e virusit. Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë kryer mbi 10 mijë testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 850 qytetarë”, – u shpreh Eugena Tomini, specialiste në ISHP.


Momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, aktualisht janë të shtruar 30 pacientë dhe vetëm 5 prej tyre janë në terapi intensive.


Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 93
Krujë 62
Shkodër 17
Kamëz 9
Kurbin 4
Fier 4
Elbasan 3
Mirditë 2
Bera 2
Durrës 1
Korçë 1
Lezhë 1


 

LEXO EDHE:

8 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, shkon në 850 numri i të infektuarve


Etiketa: , , , ,

Pas