Aktualitet

Koronavirusi – Rritet numri i viktimave, 15 të vdekur dhe 594 raste të reja














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:01 - 28/09/21 |
mapo.al

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 594 raste të reja me koronavirus nga 4625 testime të kryera. Fatkeqësisht, 15 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit. Ajo çka vihet re krahasuar me ditët e shkuara, kemi rritje të numrit të vdekjeve






Më konkretisht, bëhet fjalë për 7 qytetarë nga Tirana të moshave 64-88 vjeç, 2 qytetarë nga Kavaja të moshave 71 dhe 85 vjeç, 2 qytetarë nga Berati 72 dhe 80 vjeç, 1 qytetar nga Fieri 59 vjeç, 1 qytetar nga Durrësi 67 vjeç, 1 qytetar nga Kurbini 74 vjeç dhe 1 qytetare 80 vjeç nga Vlora.


Sakaq, në të gjithë vendin, janë aktivë me koronavirus 10,436 pacientë, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit, janë shërua 984 qytetarë.







Mësohet se në spitalet COVID po marrin trajtim 177 pacientë, nga të cilët 25 janë në gjendje më të rënduar.




Sa i përket infektimeve, u regjistruan në këto bashki; 211 qytetarë në Tiranë, 44 qytetarë Shkodër, 33 në Vlorë, 29 në Sarandë, 27 në Elbasan, 26 në Durrës, 25 në Fier, 16 në Lushnje, 15 në Kukës, 14 në Gjirokastër, 12 në Berat, 11 në Lezhë, 10 në Vorë, Gramsh, 7 në Malësi e Madhe, Kurbin, Krujë, Kamëz, Mallakastër, Dimal, 6 në Devoll, 5 në Memaliaj, 4 në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Kavajë, Divjakë, Himarë, Pogradec, Skarapar, 3 në Has, Mirditë, Dibër, Korçë, 2 në Konispol, Këlcyrë, Tepelenë, Kuçovë, Poliçan, Librazhd, 1 në Tropojë, Patos, Delvinë, Përmet, Kolonjë, Cërrik.

Lexo edhe :  Monitorimi - Rimbursime të pakta për të prekurit nga COVID gjatë pandemisë


Statistika (28 Shtator 2021)
Raste të reja ditore 594
Të shëruar në 24 orë 984
Të shtruar në spitale 177
Humbje jete në 24 orë 15
Testime ditore 2183

Testime totale 1,193,944
Raste pozitive 168,782
Raste të shëruara 155,678
Raste Aktive 10436
Humbje jete 2,668

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4,721
Fier 975
Durrës 996
Shkodër 911
Vlorë 584
Elbasan 535
Lezhë 408
Berat 398
Korçë 266
Kukës 248
Gjirokastër 204
Dibër 190

3


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas