15 viktima, 226 infektime të reja dhe 115 të shëruar është bilanci i 24 orëve të fundit nga koronavirusi në Kosovë.
Në 24 orë 15 persona kanë humbur betejën me COVID-19, duke e çuar numrin e viktimave në 227.
“Numri total i rasteve pozitive është 8.330 nga 36.509 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 227 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se në 24-orëshin e fundit janë konfirmuar 226 raste të reja me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, janë shëruar 115 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 4.578. Numri i rasteve aktive është 3.525.