Aktualitet

Koronavirusi/ SHBA arrin marrëveshjen, do prodhohen 100 milionë doza të vaksinës








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:47 - 12/08/20 |
mapo.al

Presidenti Donald Trump bëri me dije se ka arritur një marrëveshje mes qeverisë federale dhe kompanisë amerikane bioteknologjike Moderna, për të prodhuar dhe shpërndarë 100 milionë doza të një vaksine të mundshme për koronavirusin.


Provat klinike për vaksinat janë në proces e sipër. “Këto doza vaksine do të jenë pronë e qeverisë federale. Ne po i blejmë ato”, tha Presidenti Trump gjatë një konferencë për shtyp të martën.


Ndërkohë, tre vaksina të mundshme në Shtetet e Bashkuara janë në fazat finale të provave te njerëzit.


“Jemi të gatshëm të prodhojmë 100 milionë doza, sapo vaksina të miratohet dhe deri 500 milionë, në një kohë të shkurtër, pas miratimit”, tha Presidenti Trump.


Masat e fundit të administrates së Presidentit Trump po “rrisin gjasat që Shtetet e Bashkuara të kenë të paktën një vaksinë të sigurt dhe efektive deri në vitin 2021”, tha Sekretari i Shëndetësisë, Alex Azar përmes një deklarate.

President ka thënë se fundmi se është optimist se një vaksinë për koronavirusin mund të jetë gati deri në zgjedhjet presidenciale në fillim të nëntorit.


Etiketa: , ,

Pas