Janë 123 persona të shtruar në dy spitalet COVID në Tiranë, që po marrim trajtim nga mjekët. Kjo është shifra më e lartë që me fillimin e pandemisë në vendin tonë.
“Vijon të ketë shtrime të reja në të dy spitalet dhe situata paraqitet serioze. Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 123 pacientë, 17 në terapi intensive dhe 1 pacient është i intubuar”, – tha Ministria e Shëndetësisë.
Ndërkohë Tirana mbetet vatra kryesore e rasteve të reja brenda 24 orëve të fundit, me 32 të tilla, e shoqëruar nga Kavaja dhe Fieri. Ndërsa qytetet që kanë më shumë raste aktive janë: Tirana, Durrësi dhe Shkodra.
“Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 331 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 32 raste në Tiranë, nga 7 raste në Kavajë, Fier, 5 në Korçë, nga 4 raste Shkodër, Durrës, Elbasan, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, nga 2 raste në Lezhë, Vlorë, Mirditë, Dibër, dhe nga 1 rast në Has, Lushnje, Mallakastër, Kukës, Ura Vajgurore”, – u shpreh Ministria e Shëndetësisë.
Më shumë raste aktive:
Tiranë 787
Durrës 210
Shkodër 196
Vlorë 104
Lezhë 91
Korçë 58
Kukës 50
Elbasan 47
Fier 40
Berat 38
Dibër 26
Gjirokastër 20
LEXO EDHE: