Aktualitet

Koronavirusi – Kosova regjistron numër rekord të infektuarish, një humbje jete














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:52 - 14/08/21 |
mapo.al

Kosova regjistroi sot numrin më të lartë me të infektuar me koronavirus, në 24 orë. 






Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 1.370 raste të reja me koronavirus.


Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 19.538 doza të vaksinës kundër COVID-19.







Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 559.007 doza të vaksinës.



Deri më sot 202.647 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 9.169 testime, 1.370 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.



Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 47 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.056.

Lexo edhe :  Pandemia, Brataj zbulon skenarët e vjeshtës: Mund të hapen spitalet rajonalë

Në total numri i rasteve aktive është 6.815.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas