Aktualitet

Koronavirusi/ Shkon në 365 numri i viktimave në Kosovë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:09 - 12/08/20 |
mapo.al

11 viktima, 163 të shëruar dhe 205 raste me COVID-19 është bilanci i 24 orëve të fundit në Kosovë.


“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 521 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 205 raste pozitive.


Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, njofton IKSHPK.


Numri total i rasteve pozitive është 10.795 nga 42.136 persona të dyshuar me virusin SARS-CoV-2. Numri total i viktimave ka shkuar në 365.


Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shëruar 163 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 6.411, kurse numri i rasteve aktive, 4.019.


Etiketa: ,

Pas