Kryesore

Koronavirusi/ Si u shtuan rastet e reja në Fier, Shkodër, Kamëz e Krujë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:36 - 06/05/20 |
mapo.al

Fieri pritej që qavës tjetër të ishte një “qytet i gjelbër”, pasi të gjithë pacientët e prekur me koronavirus, ishin shëruar. Por 3 raste të zbuluar 24 orët e fundit, e ndryshuan situatën në këtë qytet.


3 raste që kanë qenë kontakte të personave të infektuar më parë kanë rezultuar pozitiv. Mungesa e testimeve, ka bërë që ata të zbulohen vetëm pasi kanë shfaqur simptomat e Covid-19, ndërkohë që gjatë kësaj periudhe kanë takuar edhe të afërmit e tyre, që mund të jenë infektuar.


Raste të reja ka edhe në Shkodër, Krujë, Kamëz dhe Tiranë, të gjitha kontakte të personave të ifnektuar më parë


“Janë evidentuar 12 raste të reja pozitive nga testimi i 255 personave të dyshuar si bartës të këtij infeksioni ose të semurë. Pjesa më e madhe e tyre janë kontakte të rasteve të konfirmuara më parë dhe të gjetura nga hetimi epidemiologjik”, – tha zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacoli.


Ndërkohë nga 832 të infektuar, 595 persona janë shëruar dhe sot Shqipëria ka 206 raste aktive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 98
Krujë 69
Shkodër 16
Kamëz 6
Kurbin 4
Elbasan 3
Fier 3
Mirditë 2
Berat 2
Durrës 1
Korçë 1
Lezhë 1

 

LEXO EDHE:

12 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, 832 të infektuar në total

 


Etiketa: , , ,

Pas