Aktualitet

Koronavirusi/ Të gjithë të shëruar në Lezhë, asnjë rast i ri








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:43 - 09/04/20 |
mapo.al

Tre pacientë të prekur nga koronavirusi në Lezhë e kanë fituar betejen me këtë sëmundje. Lajmi konfirmohet nga Spitali Rajonal i Lezhës, ku mes të shëruarve janë dhe 2 bluza të bardha, një infermiere dhe një punonjëse e shërbimit mjedisor të spitalit, të cilët ishin nfektuar 2 javë më parë pas kontaktit që kishin patur me një paciente të diagnostikuar me Covid-19.


Nga testimet e bëra ditët e fundit të tre pacientet kanë rezultuar negativ, ndërsa bëhet e ditur se dhe personat e tjerë të prekur nga koronavirusi ndodhen në gjendje të stabilizuar shëndetësore.


Ndërkohë prej 4 ditësh në Lezhë nuk janë konfirmuar raste të reja me Covid-19, pasi të gjitha testimet që ju janë bërë personave të dyshuar kanë rezultuar negativ.






Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas