Aktualitet

Koronavirusi/ UEFA plan për të mbyllur kampionatet dhe Champions League





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:15 - 23/03/20 |
mapo.al

Futbolli do të ndryshojë dhe diçka e tillë u paralajmërua nga Gianni Infantino, presidenti i FIFA-s. Kompeticionet europiane do të pësojnë modifikime, duke nisur nga numri i ndeshjeve. Ditën e nesërme do të bëhet një mbledhje e UEFA-s në lidhje me kalendarët.


Corriere dello Sport raporton presidenti Aleksander Ceferin pritet të ulë numrin e ndeshjeve në Champions League dhe Europa League, madje po mendohet edhe mbyllja e kompeticionit. Jo vetëm kaq, pasi do të hiqen edhe ndeshjet e kombëtareve në muajin qershor.



Objektivi primar është që të mbyllet kampionatet e këtij sezoni, por koronavirusi nuk po frenohet, madje e kundërta. Po Serie A? Tre janë opsionet. I pari ka të bëjë me rinisjen e ndeshjeve në 2-3 maj dhe zhvillimin e shumë ndeshjeve në këtë muaj, ndërsa dy opsionet e tjera janë rinisja e Serie A me 9-10 maj ose 16-17 maj.



Etiketa: , ,

Pas