Aktualitet

Koronavirusi/ Ulen rastet, por Italia i vendos kufizme Francës








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:27 - 21/09/20 |
mapo.al

Bien shifrat e Covid-19 në Itali, por dita e hënë është gjithmonë atipike në atë vend  për të kuptuar trendin e epidemisë, për shkak të numrit të ulët të testimeve gjatë fundjavës.


Testimet ditën e sotme kanë qenë 55.800, ndërkohë që gjatë javës u arritën edhe 100 mijë testime.


Në 24 orët e fundit, 1350 raste u gjendën pozitive, kundër 1587 të ditës së djeshme. Rritet numri i viktimave, që janë 17, ndërkohë që 232 persona gjenden në terapi intensive.



Nuk ka rajone italiane pa raste me COVID, Kampania është rajoni me më shumë raste, 243, e ndjekur nga Lacio dhe Emilia Romanja, ndërkohë që Lombardia që kryeson zakonisht, shifrat ka regjistruar janë vetëm 90 raste.


Qeveria italiane ka vendosur ditën e sotme që të gjithë personat që vijnë nga Franca dhe veçanërisht kryeqyteti i saj, Parisi, do të testohen me tampon, për shkak të rritjes së madhe të rasteve në atë vend.



Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas