Kryesore

Koronavirusi/ Vaksina e BioNTech pritet të shpërndahet para Vitit të Ri në Europë dhe SHBA








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:47 - 19/11/20 |
mapo.al

Pavarësisht se Europa dhe SHBA po përballen me valën e dytë të koronavirusit, vijnë edhe lajme të mira në prag të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Vaksina anti-COVID e BioNTech mund të shpërndahet brenda vendeve të Bashkimit Europian dhe SHBA brenda dhjetorit.



Sipas  drejtorit të BioNTech, Ugur Sahin kjo vaksinë mund të merrte shpejt autorizimit dhe të shpërndahej në SHBA dhe BE para vitit të ri.


Vaksina e krijuar nga kompania Pfizer, në bashkëpunim me Biontech, deklaroi se rezultatet përfundimtare nga faza e tretë të vaksinës së saj COVID-19 tregojnë se ajo ishte 95% efektive. Prodhuesi tha se efikasiteti i vaksinës ishte për të gjitha moshat dhe etnitë dhe se nuk kishte efekte anësore të mëdha.  Efikasiteti në të rriturit mbi 65 vjeç, të cilët janë në rrezik të veçantë nga virusi, ishte mbi 94%.

Lexo edhe :  E vërteta e vaksinave - Në Shqipëri do të vijnë pas vjeshtës


Pfizer përsëriti se pret të prodhojë deri në 50 milion doza vaksinash këtë vit, të mjaftueshme për të mbrojtur 25 milion njerëz dhe më pas të prodhojë deri në 1.3 miliardë doza në 2021.



1



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas