7 viktima, 250 raste me COVID-19 dhe 126 të shëruar është bilanci i 24 orëve të fundit në Kosovë.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 454 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 250 raste pozitive”, njofton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Numri total i rasteve pozitive është 9.049 nga 37.865 persona të dyshuar me virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 256 viktima të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 126 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve në Kosovë është 4.989, kurse numri i rasteve aktive, 3.804.