Vatrat e koronavirusit vijojnë të përhapen në Krujë dhe Kurbin. Gazeta Mapo mëson se gjatë orëve të fundit janë konfirmuar 18 raste të reja në Krujë. Bëhet fjalë për punonjës fasonerie dhe familjarët e tyre, të cilët janë infektuar nga OCIVD-19.
Deri dje ishin 40 raste me koronavirus në Krujë, por duket se shifrat vijojnë të rriten me 18 rastet e reja.
Edhe në Kurbin është konfirmuar 1 rast i ri me koronavirus. Shifrat e rasteve të reja pritet të konfirmohen edhe nga Ministria e Shëndetësisë.