Aktualitet

Korreshi godet sërish: Qyteti s’ka mace, i çuan në spital të luftojnë minjtë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:00 - 07/10/21 |
mapo.al

Deputeti Saimir Korreshi u bë viral gjatë seancës maratonë të 16 shtatorit në kuvend, ku teksa fliste për kushtet në spitalin e Lushnjës, tha se “të del miu, s’di nga të vesh”.






Në seancën e sotme, deputeti u ndal sërish te problematikat e Lushnjës, ku riktheu sërish faktit se “spitali është pushtuar nga minjtë”.


Sipas tij, tani qyteti nuk ka më mace, pas i kanë çuar në spital, të luftojnë minjtë.







“Nuk e kemi vetëm te vaksinat, për hir të vërtetës i gjithë grupi parlamentar ka qenë pro. Në Lushnjë duhet mik i fortë për të bërë Pfizer, për një skaner duhen dy javë dhe atëherë virusi ka kaluar dy herë në trupin e njeriut.




Skaneri i spitalit në Lushnjë do mik, 4 jave qe qytetaret te marrin përgjigjet. Dua ti falenderoj mjekët por jo drejtuesit, në kulmin e pandemisë, ju ftoj të vini ta shikoni urgjencën.



Nuk ju kërkoj shumë kohë, vetëm atë që harxhoni në parukeri, ju qeshët herën e parë se aty kalojnë minj, sot aty nuk gjenden mace pasi i kanë çuar në spital të hanë minjtë.

Do t’ju lutesha të gjithëve që me rrogën tuaj të parlamentit do t’ia dilnit në fund të muajit, jo më me rrogën e qytetarit” – tha Korreshi.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas