Gazeta Mapo, në numrin e nesërm ka në fokus përbërjen e listave të kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit.
Partitë politike kanë dorëzuar në KQZ listat e korrigjuara, të cilat institucioni i zgjedhjeve i ktheu për plotësim dokumentacioni.
Largime dhe futje emrash të rinj, ka pasur thuajse në çdo qark veçanërisht nga Partia Demokratike e cila kandidon dhe me aleatët.
Te PS, bie në sy largimi i deputetëve si Bushati, Ulqini, Hysi, Velaj etj., dhe futja në një masë të konsiderueshme të deputetëve zëvendësues që morën mandatet pas dorëzimit të tyre nga opozita në shkurtin e vitit 2019.