Presidenti Ilir Meta paralajmëroi se propozimi për ndryshim të kufijve në Ballkan mund të hapë kutinë e Pandorës. Kjo vlen dhe për ish Ministrin e Jashtëm Paskal Milo, i cili thotë se korrigjimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë mund të shkaktojë precedent të rrezikshëm në rajon.
“Çështja e kufijve mes Serbisë dhe Kosovës është e parakohshme”, u shpreh Milo për Ora News.
Nuk është koha e duhur që Ballkani të përballet me ndryshim kufijsh, pasi sipas Milos qarqet nacionaliste janë ende shumë prezente.
“Mund të nxiste konfliktet e ngrira për çështjet e kufijve dhe në rajone të tjera”, shtoi Paskal Milo.